U kapën rreth 59 kg kokainë që vinte nga Kolumbia, pamje me dron nga anija në portin e Durrësit

schedule17:46 - 17 Maj, 2022

schedule 17:46 - 17 Maj, 2022

Pamje me dron vijnë nga anija në portin e Durrësit në brendësi të së cilës policia gjeti një sasi prej rreth 59 kilogramësh me kokainë në anijen që vinte nga Kolumbia.

Në anijen me 6.500 tonë qymyr janë zbuluar dy çanta me kokainë. Mësohet se Agjencitë ndërkombëtare sinjalizuan autoritet shqiptare se në anijen UNISTRAME të ankoruar një ditë më parë në Portin e Durrësit kishte drogë.

Kontrolli i parë me qen dështoi. Më pas ekspertët e Task Forcës së portit nisën të shkarkonin qymyrin. Fillimisht skepi kapi një çantë e cila u ça dhe dolën rreth 25 pako afro 1 kg secila me kokainë. Më pas gjetën dhe një çantë tjetër me rreth 28 pako. Policia ka marrë në pyetje kapitenin rus dhe pjesëtarët e tjerë të ekuipazhit të anijes me flamur të Antigua Barbuda nga Ishujt Karaibe. Ata deklaruan se nuk ka dijeni për pakot me drogë. Janë pyetur dhe sipërmarrësit që kishin porositur qymyrin, por dhe ata mohuan të kenë informacion për kokainën. Deri më tani nuk ka asnjë person të ndaluar nga policia. Ndërsa kontrollet në anije do vijojnë. Dyshohet se droga është ngarkuar në Kolumbi.

Anija është ngarkuar me qymyr në Kanada. Në 2 prill është nisur nga porti i Montrealit. 4 prill ka ndaluar në një tjetër port të Kanadasë dhe ka qëndruar 24 orë për të vijuar udhëtimit drejt Haitit. Qëndroi nga data 16 deri në 21 prill. E u nisu drejt Kolumbisë. Mbërriti në 23 prill qëndroi 3 ditë dhe destinacioni final ishte porti I Durrësit.

/abcnews.al