Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka folur sërish për sanksionet e perëndimit.
Sipas tij sanksionet dëmtojnë më shumë vendet perëndimore se vetë Rusinë. Duke folur ditën e martë Putin tha se disa vende evropiane nuk mund të heqin dorë nga nafta ruse.
“Vendet evropiane vazhdojnë të vendosin sanksione të reja në tregjet e naftës dhe gazit. E gjithë kjo çon në inflacion, por në vend që të pranojnë gabimet e tyre, ata po kërkojnë dikë për të fajësuar. Evropianët e pranojnë se nuk mund të heqin dorë plotësisht nga burimet energjetike ruse dhe është gjithashtu e qartë se disa vende të BE-së ku përqindja e hidrokarbureve ruse është veçanërisht e lartë, për një kohë të gjatë nuk do të mund të heqin dorë nga energjia jonë. Vendimet e miratuara nga Bashkimi Evropian “dhe deklaratat për një heqje dorë të plotë nga burimet ruse të energjisë kanë shkaktuar tashmë një rritje të çmimeve të naftës”, tha Putin.
/Abcnews.al/