Parlamentit pritet t’i shtohen dhe katër deputët të rinj nga radhët e opozitës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi ti japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë 3 kandidatëve të radhës në listën shume emërore të Partisë Demokratike dhe një nga lista shume emërore e Levizjes Socialiste për Integrim.
Sa i përket Partisë Demokratike bëhet fjalë për kandidaten e Qarkut të Gjirokastrës Foriana Dhimitri, kandidatin e Qarkut të Korçës Andi Përmeti, si dhe Erion Picirin në Qarkun e Tiranës.
Ndërsa nga lista e Lëvizjes Socialiste për Integrim KQZ vendosi ti japë mandatin e deputetit kandidatit të Qarkut të Beratit Eugen Bojaxhi.
Gjithashtu Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të njoftoi këshillin bashkiak të Rrogozhinës për të vazhduar procedurat për dhënien e mandatit kandidatit të listës shumë emërore të subjektit politik Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, Adelina Ceka, për plotësimin e vendit vakant në këshillin bashkiak.
Ndërkohë që regjistroi Partinë Komuniste të Shqipërisë si subjekt zgjedhor që do të marrë pjesë në zgjedhje vendore të 30 qershorit./abcnews.al