Hajdari: Nuk bojkotojmë zgjedhjet, të përgatitemi për të shpalosur alternativën tonë

schedule11:20 - 18 Prill, 2019

schedule 11:20 - 18 Prill, 2019

Policinë e gjetën në krye të detyrës pror jo protestuesit. E pazakontë kjo për seancën parlamentare të kësaj të enjteje. Por edhe me lajme të reja për frontin opozitar.

Tashmë në sallën e Kuvendit janë zyrtarizuar dy grupet parlamentare. Partia Demokratike e kryesuar nga Rudina Hajdari dhe Lëvizja Socialiste për Integrim që ka zgjedhur të emërtohet si grup i pavarur drejtohet prej Nimet Musai.

Në emër të deputetëve që kanë pranuar mandatet nga listat e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari njofton se do të hyjnë në zgjedhjet e 30 Qershorit.

Ende nuk dihet saktësisht si do të hyjnë, por deputetja Hajdari thotë se janë duke gjetur një zgjidhje në ndryshimin e sistemit zgjedhor me qëllim që përfaqësimi të vijë nga populli.

Mazhoranca dhe opozita parlamentare do të ulen për të diskutuar dhe në fund për t’u dakordësuar mbi ndryshimet në sistemin zgjedhor në Shqipëri./abcnews.al