Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis është duke zhvilluar një takim me presidentin amerikan Joe Biden në SHBA.
“Greqia është partner i besueshëm i SHBA-ve. Dy vendet ndajnë një partneritet të ngushtë strategjik”, tha Biden në fillim të takimit.
Ndër të tjera presidenti amerikan, Joe Biden falënderoi Greqinë për qëndrimin ndaj agresionit rus në Ukrainë.
Presidenti amerikan foli për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, si në tregti ashtu edhe në energji, duke theksuar se partneriteti aktual është më i thellë dhe më i rëndësishëm se kurrë. “Dua të festoj miqësinë tonë shumë të ngushtë”.
Kyriakos Mitsotakis theksoi se Greqia ka përballuar shumë sfida.
Kryeministri nënvizoi: “Më jepet mundësia të vlerësoj veprimet e marrëdhënieve tona dypalëshe dhe vlerësoj se është e mirë, si në çështjet e mbrojtjes, ashtu edhe në çështjen e investimeve amerikane në Greqi. Greqia është një partner i besueshëm, është një vend që ka tejkaluar krizën financiare dhe aktualisht po rrezaton stabilitet si brenda vendit, ashtu edhe në rajon më gjerë, veçanërisht në çështjet e sigurisë.”
“Jam i lumtur që jam këtu për të diskutuar të gjitha këto çështje”, përfundoi Kyriakos Mitsotakis.
Gjatë takimit t në Shtëpinë e Bardhë, Kyriakos Mitsotakis u shoqërua nga ministri i Jashtëm Nikos Dendias dhe ai i Mbrojtjes Nikos Panagiotopoulos, si dhe ministrja e
Arsimit Niki Kerameos dhe zëdhënësi i qeverisë Giannis Economou.
Nga ana amerikane, në krah të Joe Biden janë: Amos Hokstein, James Sullivan dhe Amad Sloat./abcnews.al/