Oerd Bylykbashi, shpjegoi se përse Partia Demokratike ka ngritur një grup negociator për Presidentin e Republikës edhe pse Edi Rama nuk pranon të negociojë me ta, por vetëm me grupin Alibeaj.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Bylykbashi sqaroi se negociatat do ti kryejnë me aleatët, pra me Fatmir Mediun, Monika Kryemadhin, Vangjel Dulen, etj.
Pjesë nga biseda:
Ylli Rakipi: Jeni caktuar nga Berisha që ju të negocioni për Presidentin. Me kë do të negocioni se nuk ju pranon mazhoranca?!
Oerd Bylykbashi: Mandati që kemi ne është të gjejmë konsensus me partitë e tjera opozitare. Nje konsensus në lidhje me si do të jetë Presidenti i Republikës. Rezoluta nga njëra anë jep vija të kuqe të qarta, nga ana tjetër, jep marzhe të mira.
Ylli Rakipi: Me kë do të negocioni ju? Nuk ju pranojnë.
Oerd Bylykbashi: Ne e kemi shumë të thjeshtë votën kundër. Ne nuk e bojkotojmë procesin, nuk ikim nga salla. Nëse Presidenti vjen si propozim nga Rama, do ta votojmë kundër. Nëse ai peshkon 84 votat, përsëri është farsë. Por, ne duhet ta diskutojmë me partitë aleate.
Ylli Rakipi: Kush janë aleatët?
Oerd Bylykbashi: Fatmir Mediu, Agron Duka, zoti Dule, Idrizi, zonja Kryemadhi.
Kushtetuta jep mundësinë që kandidaturat të futen në secalin nga katër raundet e para. Ne na bie barra që në këto negociata të përcaktojmë qëndrimin e përbashkët si parti opozitare.