Aurora Shele Deangelis është një hipnoterapiste dhe lexuese e letrave Tarot. Ajo është shumë e kërkuar nga të gjithë ata që besojnë në leximin e letrave.
Mirëpo, sot në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Aurora foli për numrat, tersin dhe fati, që kanë ata, sipas letrave Tarot.
LEXO EDHE: A ekzistojnë numrat e tersit? Teologu, Miron Cako tregon lidhjen me mistiken
Sipas saj, numri 13 në Tarot është numri i vdekjes dhe do të thotë transformim.
“Numri 13 në Tarot është numri i vdekjes dhe do të thotë transformim. Nuk është një gjë negative, sepse transformohet jeta. Megjithatë njerëzit nuk e kanë me shumë qejf, megjithatë transformimet janë të paevitueshme.
Numri negative janë 15 dhe 16, djalli dhe kulla. Kjo e fundit do të thotë diçka e papritur, vjen si rrufe në qiell të hapur.
Për mua personalisht e premtja 13 është një nga numrat më me fat. Nuk është se numër në vetvete për mua sjell fat, por të gjithë ne e kemi një numër që na sjell fat, për shembull, më së shumti dita e lindjes./abcnews.al