Një ndjekje si nëpër filma u shpalos në zonën e Nea Erithraia në orët e para të së hënës.
Efektivët e policisë së DIAS-it në Greqi, pak pas orës 01:00 kanë tentuar të ndalojnë një motoçikletë me dy pasagjerë për t’i vënë nën kontroll. Policia kishte informacione se ata kishin grabitur një banesë .
Por në vend që të ndalonte në sinjalin e policisë , shoferi i ka dhënë gaz dhe ka tentuar të arratiset.
Pasi ka nisur ndjekja pasagjeri ka qëlluar me armë drejt policisë, ndërsa tjetri me një fikse zjarri ka “spërkatur” policët që po i ndiqnin./Abcnews.al/