“Me qikirushën tem”, Robert Berisha ndan foto nga Londra me vajzën 16 vjeçare

schedule15:29 - 15 Maj, 2022

schedule 15:29 - 15 Maj, 2022

Janë të paktë ata që e dinë se Robert Berisha ka dhe një vajzë tjetër përveç Renee-së. Vajza 16 vjeçare e quajtur Aarona është fryt i një historie dashurie të këngëtarit para se të njihej me Nora Istrefin. Deri më tani është treguar hermetik por së fundmi e ka prezantuar për publikun.

Ai ka publikuar një fotogragi në Instastory me Aarona-n, teksa ka udhëtuar drejt Londrës për ta takuar. “Me qikirushën tem,” ka shkruar këngëtari krahas fotos. Pak muaj më parë ai ndau dhe një urim publik për vajzën e cila mbushi 16 vjeç. “Me vajzën time Aarona, urime ditëlindja e 16-të”, shkroi ai.

Ndërkohë, kujtojmë që Roberti sapo ka konfirmuar se është në një lidhje të re. Kjo është romanca e parë që bën publike që nga ndarja me Nora Istrefin, dhe bëhet fjalë Laureta Macedonci, e cila nuk është krejt e panjohur për publikun. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!