Trafiku i rënduar shpesh është bërë shkak për aksidente rrugore.
Në këtë përfundim ka dalë Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor pas një analize të kryer për katër muajt e parë të vitit.
Më shumë se gjysma e aksidenteve kanë ndodhur në zonat urbane duke tejkaluar me 15% mesataren e vendeve të Bashkimit Europian.
45% e të përfshirëve në aksidente në vendin tonë sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor kanë qenë këmbësorët, 19% pasagjerët dhe 17% drejtuesit e mjeteve.
Rreth21% më shumë se në BE për të parët, 4% për të dytët dhe 7% për të tretët. Faji sipas Drejtorisë së Përgjithshëm të Shërbimeve të Transportit Rrugor jo gjithnjë ka qënë I shoferëve.
Ndërsa numri i motoçiklistëve dhe çiklistëve të përfshirë në aksidente rrugore në shtetet e BE është më i lartë se në vendin tonë.
Ndërkohë nga janari në prill në Shqipëri humbën jetën në aksidente rrugore 56 persona. Në krahasim me katër muajt e parë të vitit të shkuar numri i viktimave në rrugë ra me rreth 20%.
Analiza e Drejtorisë së Përgjithshëm të Shërbimeve të Transportit Rrugor nxjerr në pah punën që duhet bërë për edukimin e përdoruesve të rrugës në zonat urbane.
TË PËRFSHIRË NË AKSIDENTE
Shqipëri BE
Këmbësor 45% 37%
Pasagjerë 19% 15%
Shoferë 17% 10%
Motoçiklistë 10% 18%
Çiklistë 6% 14%
VIKTIMA NË AKSIDENTET RRUGORE
Janar – Prill 2021 70
Janar – Prill 2022 56
/abcnews.al/