Guvernatori i rajonit të Kharkivit në lindje të Ukrainës thotë se forcat e armatosura po i largojnë rusët dhe banorët kanë filluar të kthehen në shtëpitë e tyre.
Por, Oleh Synyehubov gjithashtu paralajmëroi se situata atje është ende e rrezikshme dhe njerëzit duhet të konsiderojnë sigurinë e tyre përpara se të kthehen.
Ai shtoi se trupat ruse kishin minuar rëndë rajonin, raporton BBC, përcjell abcnews.al.
Synyehubov tha gjithashtu se trupat ruse nuk sulmuan qytetin, por shënjestruan komunitete të tjera në rajon.
“Kjo tregon se është shumë herët për t’u çlodhur,” tha ai. “I bëj thirrje të gjithëve që t’i përgjigjen në mënyrë adekuate alarmeve dhe të mos dalin në rrugë pa nevojë”, shtoi guvernatori. /abcnews.al