Stenio Junior e ka marrë vendimin, lë Partizanin në fund të sezonit

schedule10:13 - 14 Maj, 2022

schedule 10:13 - 14 Maj, 2022

Partizani mund të humbasë shënuesin më të mirë në përfundim të këtij sezoni futbollistik.

Braziliani Stenio Junior, autor i 11 golave në kampionat me fanellën e “Demave”, ka pasur një komunikim me drejtorin Olsi Rama.

Panorama-Sport shkruan se Junior i ka komunikuar Ramës se nuk do të rinovojë me Partizanin.

Në këto kushte në kampin e kuq duhet të mendojnë për një tjetër sulmues krahu, cilësor madje, për ta zëvendësuar më së miri Stenio Junior. / abcnews.al