Votimi në Holandë për rikthimin e vizave, MEPJ: I ndikuar nga klima elektorale

schedule20:56 - 16 Prill, 2019

schedule 20:56 - 16 Prill, 2019

Ka reaguar ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila thotë se votimi i Dhomës së Dytë të Përfaqësuesve në Parlamentin holandez për t’i kërkuar Bashkimit Evropian inicimin e procedurës për pezullimin përkohshëm të liberalizimit të vizave nuk ndryshon rregullat e lëvizjes drejt vendeve shengen për shqiptarët. Në deklaratën për mediat thuhet se një shtet anëtar mund t’i paraqesë Komisionit Europian një kërkesë të tillë, por vetëm të bazuar në kushtet e mirëpërcaktuara në legjislacionin e BE, e sipas ministrisë asnjë kusht nuk plotësohet për paraqitjen e kësaj kërkese nga Holanda për Shqipërinë.

“Duke gjykuar objektivisht, në bazë të fakteve dhe shifrave zyrtare, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është besimplotë se rezoluta në fjalë nuk mund të gjejë mbështetje në Komisionin Evropian, pasi asnjë nga kriteret që do të çonin në aplikimin e mekanizmit të pezullimit të përkohshëm nuk eshte plotësuar në rastin e Shqipërisë.”

Në deklaratën e ministrisë thuhet se migracioni i paligjshëm i shtetasve shqiptarë drejt Holandës ka rënë vazhdimisht, ndërkohë që pezullimi aplikohet në rast rritje mbi 50%. Shifrat e krimit shënojnë gjithashtu ulje përmbajtësore, ndërsa bashkëpunimi mes strukturave ligjzbatuese është vlerësuar edhe nga zyrtarët hollandezë.

Ministria shton se klima elektorale në Hollandë ka ndikimin e vet dhe Shqipëria është e keqardhur për futjen e saj në axhendën e partive në garë për zgjedhjet europianë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!