Berisha: Ne do të bëjmë gjithçka që emigracioni dhe diaspora të votojnë

schedule18:15 - 13 Maj, 2022

schedule 18:15 - 13 Maj, 2022

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hapur pasditen e së premtes fushatën për garën e kreut të ri të PD, zgjedhjet të cilat do të mbahen në 22 maj.

Berisha ka zgjedhur qytetin e Elbasanit për të nisur fushatën,.

Gjatë takimit me demokratët Berisha premtoi se ai do të bëjë çmos që emigrantët dhe diaspora të kenë të drejtën e votës.

Ne do të punojmë çdo ditë që çdo shqiptar të ketë të drejtën e votës. I thashë Ramës në vitin 2013-të që të fusnim emigrantët që të votonin, por më tha s nuk do të futej në zgjedhje. Tani le të bëjë ç’të dojë, ne do të bëjmë gjithçka që emigrantët dhe diaspora të votojnë”, tha Berisha.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!