79 ditë bombardime, rusët “mbyten” nga lumi, Kievi i frikësohet anëtarësimit të Finlandës në NATO: Putin më i rrezikshëm

schedule16:56 - 13 Maj, 2022

schedule 16:56 - 13 Maj, 2022

79 ditë luftë në Ukrainë, ndërsa rusët nuk kanë asnjë sinjal për të devijuar nga plani i tyre për të pushtuar të gjithë vendin.

Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky u shpreh se nuk është korrekte, nga ana e disa liderëve, që Kievit t’i propozohet diçka që do t’i shpëtonte fytyrën presidentit rus Vladimir Putin.

Ndërkohë zv/ministri i Brendshëm ukrainas u shpreh se në rajonin e Harkiv ushtria ruse ka qëlluar ndaj viktimave nga tanket. Sipas prokurorisë së përgjithshme ukrainase, që nga fillimi i konfliktit janë vrarë 226 fëmijë dhe 420 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Sipas shërbimeve sekrete britanike, rusët nuk po arrijnë të avancojnë në Luhansk.

Ushtria ukrainase raportoi se forcat ruse kanë sulmuar disa qendra në Ukrainën lindore në përpjekje për të zgjeruar kontrollin në zonë, por jo çdo sulm rezultoi i suksesshëm. Bombardime ajrore janë regjistruar dhe në portin e Mariupol, sidomos në zonën e fabrikës së hekurit Azovstal. Ndërsa në lindje të vendit, objekt sulmi kanë qenë zona në Donjetsk dhe Liman.

Kievi konfirmoi se ka dëmtuar një anije mbështetëse logjistike ruse pranë ishullit të gjarpërinjve në Detin e Zi. Aktualisht janë më shumë se 220 mijë qytetarë ukrainas të cilët kanë nevojë për strehim, në një moment që ushtria ruse ka shkatërruar 38 mijë ndërtesa rezidenciale në vend që nga fillimi i pushtimit. Për sa i përket negociatave mes Kievit dhe Moskës, ministri i jashtëm ukrainas u shpreh se bisedimet varen nga ajo që ndodh në fushëbetejë. Por sipas tij problemi i vërtetë është se Rusia nuk tregon asnjë gadishmëri për negociata të mirëfillta.

Zv/kryeministrja ukrainase u shpreh se presidenti rus Putin është iracional por ditën në të cilën Finlanda dhe Suedia do të anëtarësohen në NATO, ai do e gjejë veten të bllokuar në një kënd dhe mund të bëhet më i rrezikshëm se tani.

Guvernatori i Luhansk: Rusët u përpoqën të kalonin lumin tre herë

Disa minuta më parë trupat ruse kanë bërë tre përpjekje të pasuksesshme për të ndërtuar ura përtej lumit Siversky Donets në Ukrainën lindore, thotë guvernatori i rajonit të Luhanskut.

Mbrojtësit ukrainas i mundën rusët sa herë që përpiqeshin të rrëzonin urat, duke shkatërruar rreth 70 njësi të armatimit dhe pajisjeve të rënda gjatë tre ditëve, tha Serhiy Haidai. Ai tha se pala e tij kishte penguar gjithashtu përpjekjet ruse për të maskuar operacionet e tyre.

Lexo edhe: Mbi 100 spitale janë shkatërruar nga forcat ruse që nga fillimi i luftës

Trupat ruse kanë shkatërruar 101 objekte të kujdesit shëndetësor dhe kanë dëmtuar 570 të tjera që nga fillimi i luftës, sipas një deklaratë të kryetari të  komisionit parlamentar të shëndetësisë të Ukrainës, Mykhaylo Radutskyy, shkruan BBC. Deputeti pretendon se sulmet nuk ishin aksidentale dhe se godinat e kujdesit shëndetësor ukrainas kanë qenë objektiva të ushtrisë ruse gjatë gjithë konfliktit.

Lexo edhe: “I ka gati zëvendësuesit,” oligarku rus: Putin është i sëmurë rëndë nga kanceri, do operohet

Në çdo kohë, presidenti rus Vladimir Putin mund t’i nënshtrohet një operacioni për kanceër. Lajmin e bën të ditur “The Sun” duke cituar burime nga Kremlini. Oligarku rus, i cituar nga media britanike thotë po ashtu se 69-vjeçari është shumë i sëmurë pasi vuan nga malinjiteti hematologjik. Sipas raportimit, lideri rus shoqërohet nga rojet e tij gjithë kohës në dalje publike në mënyrë që problemi i tij të kalojë pa u vënë re. Dalja e lajmit do të shkaktonte trazira jo vetëm në Rusi, por dhe në komunitetit ndërkombëtar.

Lexo edhe: I akuzuar për krime lufte, shtyhet gjyqi për ushtarin rus

Gjyqi i Vadim Shyshimarin, ushtari i parë rus i akuzuar për krime lufte do të rifillojë në Kiev më 18 maj, pas një diskutimi mes gjyqtarëve dhe avokatëve për çështje procedurale, sipas BBC. Shishimarin, i cili konfirmoi se ishte një ushtarak rus, mund të dënohet me burgim të përjetshëm për akuzat për krime lufte dhe vrasje me paramendim.

Lexo edhe: Ukraina: Sulmet në fabrikën e çelikut në Mariupol ka të ngjarë të intensifikohen

Forcat e Armatosura të Ukrainës lëshuan më herët një përditësim mbi situatën qytetin port jugor të Mariupolit, ndërsa lufta me Rusinë i afrohet ditës së 80-të, sipas skynews. Ushtria tha se trupat ruse ka të ngjarë të rrisin sulmet e tyre ndaj fabrikës së çelikut Azovstal gjatë ditëve në vijim. Ka ende shumë ushtarë ukrainas të strehuar në vend, dhe disa prej tyre janë të plagosur rëndë. Dje, zëvendëskryeministrja ukrainase tha se po negocionte me Rusinë për të evakuuar 38 ushtarë të cilët janë plagosur. Forcat e Armatosura të Ukrainës shtuan se sulmet ajrore kanë vazhduar në Mariupol, por trupat ruse po fokusohen në bllokimin e ushtarëve ukrainas që ndodhen në fabrikë.

Lexo edhe: Rusia gjen një aleat, Turqia kundërshton anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

Anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO do të ishte një gabim si ai i anëtarësimit të Greqisë në Aleancën Atlantike. Deklarata u bë nga presidenti turk Erdogan. Lideri turk i tha gazetarëve se nuk do të donte të përsëritej gabimi i njëjtë si ai me Greqinë duke akuzuar Stokolmin dhe Helsinkin se strehojnë terroristë të PKK-së, Partisë së punës së Kurdistanit.

Lexo edhe: Rusia dëbon 10 diplomatë rumunë

Rusia ka dëbuar këtë të premte 10 diplomatë rumunë si kundërpërgjigje të diplomatëve të dëbuar nga Bukureshti, sipas The Guardian. Ministria e Jashtme e Moskës, ka kundërshtuar përpjekjet rumune për të fajësuar Rusinë për krimet e luftës në Ukrainë. Gjithashtu autoritetet ruse bënë me dije se është dëbuar edhe një anëtar i ambasadës bullgare. Ndërkohë më shumë se 300 diplomatë ruse janë dëbuar nga kryeqytetet europiane pas pushtimit rus të Ukrainës.

Lexo edhe: Putini akuzon Ukrainën: Po pengon negociatat e paqes

Presidenti rus, Vladimir Putin ka deklaruar se është Kievi dhe jo Moska ajo që po bllokon bisedimet e paqes, sipas BBC. Ai ka reaguar në një bisedë telefonike me kancelarin gjerman Olaf Scholz, duke iu përgjigjur në një farë mënyre, deklaratave të ministrit të Jashtëm ukrainas, Dmitry Kuleba, që tha se Rusia “nuk kishte oreks” për bisedimet e paqes dhe sigurisë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!