Një ditë më parë, gruaja e Sabri Fejzullahut, Nera festoi ditëlindjen. Ajo ka bërë 60 vjeç dhe në këtë përvjetor, këngëtari zgjodhi fjalët më të veçanta për ta uruar bashkëshorten. Krahas fotografisë së tyre, ai shkruante se do ta donte përjetësisht.
“Dashurinë, respektin kujdesin e përkushtimin që e kam pasur dhe e kam për ty, e din vetëm zemra ime. Shumë të kam dashur, shumë të dua, e do të dua përjetësisht se të kam gravurë në zemër. Urime ditëlindjen ty melodi e pa mbarim”, shkroi këngëtari.
Mirëpo, dita e saj e veçantë nuk mbaroi me kaq. Familja dhe miqtë u mblodhën që të gjithë për të befasuar Nerën. Në videot që janë publikuar në rrjete sociale, bashkëshortja e këngëtarit shihet e habitur kur kupton surprizën që i kanë bërë.
/abcnews.al