Pak kohë pas operacionit, këngëtarja shqiptare përballet sërish me probleme shëndetësore

schedule07:30 - 13 Maj, 2022

schedule 07:30 - 13 Maj, 2022

Dafina Zeqiri ka zbuluar prej kohësh që vuan nga një problem shëndetësor. Më shumë se një vit më parë, këngëtarja iu nënshtrua një operacioni për shkak të një dëmtimi në ligamente. Këngëtarja tregoi disa javë më parë se kishte sërish probleme me gjurin e saj.

Së fundmi, këngëtarja ka ndarë një fotografi ku ka treguar se ka vendosur në zonën ku ndjen dhimbje pak akull. “Trajtim special kudo që shkon kur ke gjurin e dëmtuar”, shkroi këngëtarja. Sa i përket muzikës, këngëtarja ka qenë shumë aktive me projekte muzikore.

Projekti më i fundit mban titullin “Faj”, një bashkëpunim me Elinel që u publikua tre javë më parë.

/abcnews.al