Tim Vayrynen erdhi me shumë bujë te Tirana janarin e vitit të shkuar, por nuk ia doli të linte dot gjurmë.
Sulmuesi finlandez nuk realizoi në 15 ndeshjet që u aktivizua me bardheblutë, shumica si zëvendësues (13).
Tirana, që në fillim kishte shumë besim te sulmuesi shtatlartë, nxitoi ta largonte në fund të sezonit dhe ai kaloi te Kups, skuadër me të cilën shënoi 9 gola në 13 ndeshje.
Këtë sezon ka realizuar 5 gola në 7 ndeshje, madje sot në duelin kundër Haka realizoi një gol me finte.