Një 48-vjeçare nga Nepali, është ngjitur në malin Everest për herë të 10-të. Arritja e saj e konfirmuar edhe nga një zyrtar nepalez, e bën atë gruan e parë që e arrin një gjë të tillë.
Lhakpa Sherpa ka lindur fëmijët e saj në një shpellë, nuk ka arsim formal dhe punon si portiere. Për herë të fundit ajo bëri ngjitjen në vitin 2018.
“Ndjeva sikur e kisha arritur ëndrrën time kur arrita majën e Everestit për herë të parë. Mendova me vete: Jo më, të jem vetëm shtëpiake”, u shpreh ajo për BBC-në përpara ngjitjes të së enjtes./abcnews.al