Kur jemi pak javë para hapjes së merkatos së verës, shumë klube kërkojnë të pikasin lojtarët që dëshirojnë t’i bëjnë pjesë të tyre për sezonin e ardhshëm, me synimin kryesorë përforcimin e skuadrës.
Një nga zërat e një transferimi të mundshëm është edhe Edison Cavani, i cili pritet të largohet nga Manchester United, ndërsa thashethemet e transferojnë atë te Fiorentina në Seria A.
Për këtë çështje ka folur edhe agjenti i lojtarit që njëkohësisht është edhe vëllai i tij, Walter Guglielmone, i cili në një intervistë për “SerieANews.com” mohoi një marrëveshje të tillë, por la të hapur mundësinë.
“Sinqerisht, ne nuk kishim asnjë kontakt me Fiorentinën, mund të jetë një interes nga ana e klubit për momentin. Kthimi në Itali? Gjithçka është e mundur”, tha ai.
Kontrata e Cavanit me Manchester United është gati të skadojë dhe pak ditë më parë ai hapi ndjeshëm rikthimin e tij në Amerikën e Jugut. /f.a/abcnews.al