U zhvillua në Tiranë Forumi i 7 i Shoqërisë Civile të Ballkanit Perëndimor, ku morën pjesë përfaqësues nga disa vende të Ballkanit. I pranishëm në forum ishte edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili vuri theksin te rëndësia që ka Shoqëria Civile në jetën politike apo diplomatike të vendit.
Më tej, kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj tha se pavarësisht vështirësive që has vendi ynë kohët e fundit, Shoqëria Civile duhet të ketë rolin e avokatisë së interesit publik, përtej çdo interesi tjetër.
Nëse në një qytet çdokush është i lirë të bëje dhe të shprehë atë që mendon, pavarësisht ideologjive apo besimit të tij, jep një kontribut të vyer jo vetëm për qytetin e tij, por edhe për fqinjët tanë, përfundoi Veliaj. /abcnews.al