Erling Haaland te Manchester City ka mërzitur pa diskutim të gjitha klubet që kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.
Një ndër ta ishte dhe Barcelona e Xavi Hernandez që kërkonte sulmuesin norvegjez t’a kishte pjesë të skuadrës për sezonin e ardhshëm, por diçka e tillë nuk ndodhi, pasi tashmë Haaland ka zgjedhur Premier Leaguen për të vazhduar karrierën e tij.
“Është një mëkat, nuk ishim në gjendje të konkuronim”, ka theksuara tekniku i blaugranave për transferimin e sulmuesit norvegjez te “Qytetarët”. /f.a/abcnews.al