Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Shpërtheu” me Partizanin, 3 skuadra hungareze kërkojnë yllin e demave

schedule11:07 - 11 Maj, 2022

schedule 11:07 - 11 Maj, 2022

Transferimi gjatë merkatos së janarit te skuadra e Partizanit rezultoi të ishte e goditur për sulmuesin dibranë, Xhuliano Skukën.

Me fanellën e skuadra së kuqe, ish-sulmuesi i Dinamos, arriti të tregonte talentin e tij, pasi u kthye në një lojtarë kryesorë për skemat e trajnerit Dritan Mehmeti.

Sulmuesi dibranë ka edhe dy vite kontratë me skuadrën e demave, teksa paraqitjet e tij tashmë kanë rënë edhe në radarët e skuadrave të huaja, të cilat tashmë synojnë transferimin e tij gjatë merkatos së verës.

Sipas asaj që shkruan “Panorama Sport”, janë të paktën tre klube hungareze që kanë shfaqur interes për sulmuesin dhe Partizani nuk do të hezitonte ta linte të largohej nëse do të paguhej një shumë prej 300 mijë eurosh. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!