Manja: Të hetohen prokurorët dhe gjyqtarët e shkarkuar nga Vettingu, rrezikojnë t’u parashkruhet ndjekja penale

schedule10:40 - 11 Maj, 2022

schedule 10:40 - 11 Maj, 2022

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja zhvilluan një konferencë për mediet në selinë e PS. Në fokus të konferencës ishte reforma në drejtësi dhe sfidat e SPAK.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u shpreh se PS nuk po cenon pavarësinë e gjyqësorit. Sipas tij, është e drejtë ligjore e mazhorancës që të kërkojë performancën e institucioneve të drejtësisë.

Ai u ndal edhe te procesi i vettingut dhe i bëri thirrje organeve të drejtësisë që të hetojnë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar pasi rrezikojnë që t’i parashkruhet ndjekja penale.

Manja: Lidhur me pavarësinë e sistemit të drejtësisë nuk mund të akuzosh sot se po ndërhyjmë apo po cenojmë pavarësinë e gjyqësorit. PS është krijuesja dhe mbështetësja kryesore e reformës në drejtësi. Për ne vendimet e Gjykatës zbatohen dhe nuk komentohen. Është e drejta jonë të kërkojmë performancë nga organet e drejtësisë. Performanca e institucioneve të drejtësisë është diçka e matshme referuar standardeve ndërkombëtare të drejtësisë  së pavarur sot.

Lexo edhe: Pasuri marramendëse, vila, apartamente e luks, Ulsi Manja nxjerr top 10 gjyqtarët e prokurorët e korruptuar

Vettingu

Komponenti kryesor i Reformës në Drejtësi është vettingu. U konceptua si mekanizëm për të pastruar Reformën në Drejtësi. Vettingu ka arritur t’ia dalë me sukses këtij misioni. 800 gjyqtarë dhe prokurorë janë subjekt rivlerësimi. Në filtrin e vettingut kanë kaluar mbi 500 gjyqtarë dhe prokurorë. 

Ku është shqetësimi ynë sot dhe në vazhdim? Nga 530 gjyqtarë që kanë kaluar filtrin e vettingut 197 prej tyre janë shkarkuar për deklarim të rrem, fshehje pasurie dhe mungesë të burimeve financiare për pasuritë e krijuara. 51 të tjerë kanë dhënë dorëheqjen për shkak të procesit të vettingut. 27 prej tyre kanë dhënë dorëheqje pasi kanë marrë rezultatet nga KPK.  Ka afate për ushtrimin e ndjekjes penale. Po t’u referohemi këtyre afateve, për deklarim të rremë dhe fshehje të pasurive, për shkak të mos hetimit, rrezikojnë të parashkruhet ndjekja penale. Për çfarë e bëmë vettingun? Thjesht një proces për të pushuar disa gjyqtarë dhe prokurorë që nuk e justifikojnë pasurinë? Thelbi i reformës së drejtësi është rritja e besimit të publikut shqiptar te drejtësia, sepse ne nuk kishim drejtësi. Në këtë fazë ne e kemi përgjegjësinë para shqiptarëve sepse nuk duam që besimi i publikut te drejtësia e re të bjerë në nivelet që ishte. Ne rrezikojmë të shkojmë në pikën zero, ky është shqetësimi./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!