“Nuk do ndalemi pa parë rezultate”, Rama: Të hetohen “non gratat”, gjyqtarët e prokurorët e korruptuar

schedule10:31 - 11 Maj, 2022

schedule 10:31 - 11 Maj, 2022

Kryeministri Edi Rama e ka nisur konferencën me gazetarët me një sqarim për kritikat e tij ndaj SPAK bërë në Asamblenë e PS.

Kreu i qeverisë rishprehu edhe një herë qëndrimin e tij lidhur me nevojën që SPAK-u të hetojë në mënyrë gjithëpërfshirëse korrupsionin e politikanëve dhe gjykatësve e prokurorëve të korruptuar, ndërsa theksoi se askush nuk mund ta ndalë të shprehë opinionin e tij për punën e drejtësisë së re.

Mes të tjerash Rama ka theksuar se SPAK duhet të hetojë dhe të marrë të pandehur gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar përderisa “Vetting-u” i ka shkarkuar dhe i ka nxjerrë me probleme. Sipas tij të gjithë duhet të japin llogari dhe është e pa tolerushme mosreagimi i SPAK.

“Nuk mund të vihet në pikëpyetje besimi tek Drejtësia e re. Se nëse nuk hetohen këto dy çështje i bie të mbetemi në një vakum. Është çështje dy palësh si mund të përçahet populli. Ne çdo gjë që themi jemi paragjykuar. Ndaj kemi ndenjur larg por ne ka ardhur koha që nuk mund të heshtim. Drejtësia duhet të thotë nëse ka çështje penale. Çështjet që e kanë tromaksur këtë vend dhe janë mbajtur mbyllur me drejtësinë e vjetër duhet të hapen të hetohen nën dritën e fakteve. Ndërkohë që Vettingu për pak javë bëhen 5 vjet. Kanë bërë punë voluminoze. Ku janë gjykatësit dhe prokurorët që kanë dalë para drejtësisë? Nuk kanë pasur kohë? Janë çështje të tjera të hetuara. Dhe nuk ka pasur mundësi për të marrë të pandehur gjykatës dhe prokuror që një institucion si Vettingu i ka nxjerrë fakte korruptive? Si ka mundësi. Kjo është  e pamundur dhe e pajustifikueshme madje e patolerueshme. Nuk është ndërhyrje kjo. Ne nuk bëjmë gjëra të tilla dhe e kërkojmë këtë jo personalisht.”

Kreu i qeverisë është shprehur se nuk do të ndalet nga këto kërkesa pa parë veprime nga SPAK.

“Nuk do t’i ndahemi pa parë veprim. Janë shpallur të korruptuar nga Komisioni i Pavarur. Kemi dy adresa që nuk i kemi shpallur ne, por nga forca jashtë nesh. Si nga DASH apo Vettingu. Janë jashtë nesh komplet. Të thonë çfarë të duhen por ky është fakt dhe e vërteta është kjo.”  tha Rama.

Kreu i qeverisë nuk la pa sulmuar edhe opozitën, ku tha se njeri kundërshtar është i vdekur dhe tjetri është i gjallë në gjumë.

“Reforma në Drejtësi është mbështetur nga populli shqiptar. Këtu nuk është çështje e një luftë politike, politikisht nëse do e shihja në mënyrë cinike, as me dorë nuk e vizatoja dot, kundërshtarin njërin, tjetrin, tjetrin. Janë të gjithë si të vizatuar me dorë nga dora e dikujt që më do më shumë mua seç dua unë veten time. Ai është një kundërshtar i vdekur, ose një tjetër që është gjallë se fle gjumë. Nuk jemi këtu për këtë por akuza është aq e fortë dhe aq e drejtëpërdrejtë sa nuk ka ku të shkojë. Nuk mund të vihet në punë as besimi dhe as serioziteti i SHBA. Se u bë një vit që njerëzit dëgjojnë se kjo na qenka një konspiracion ku është përfshirë edhe DASH dhe as nuk mund të vihet në pikpyetje serioziteti i drejtësisë së re. Drejtësia duhet ta thotë nëse ka çështje penale. Se morale e politike këto janë të qarta e të zgjidhura.”- tha Rama.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!