Në Ukrainë vazhdon luftën, Putin shqetësohet për zjarret në Siberi

schedule15:34 - 10 Maj, 2022

schedule 15:34 - 10 Maj, 2022

Ndërkohë, që në Ukrainë vijon luftën dhe me qindra të pafajshëm vriten çdo ditë, Vladimir Putin ka shprehur shqetësimin për zjarret në vendin e tij.

Putin u tha sot zyrtarëve rajonalë që të merren me zjarret në pyje në Siberi dhe vuri në dukje se ishte e pamundur të përsëritej ajo që ndodhi vitin e kaluar gjatë zjarreve, kur ishte më i madhi i regjistruar ndonjëherë.

Në një konferencë, Putin tha se zjarret po shkaktonin dëme të konsiderueshme materiale dhe kërcënonin jetën, mjedisin dhe ekonominë.

“Nuk mund të lejojmë të përsëritet situata e vitit të kaluar, kur zjarret në pyje kishin kohëzgjatjen dhe intensitetin më të madh në vitet e fundit” , tha presidenti rus.

“Gjithsej 4,000 zjarre pyjore kanë shpërthyer që nga fillimi i vitit në një sipërfaqe prej 2.7 milionë hektarësh ”, një sipërfaqe më e madhe se ajo e Luksemburgut, i tha Putinit ministri në detyrë i Situatave të Emergjencave, Alexander Tsuprian.

Periudha e zjarreve në vitin 2021 ishte më e madhja me të cilën është përballur ndonjëherë Rusia, me 188 milionë hektarë pyje të shkatërruar nga zjarret, sipas Greenpeace Rusia. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!