I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak është pritur në takim nga ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu.
Lajcak e ka falënderuar kryediplomatin turk për mikpritjen dhe përkrahjen për punën e tij në dialog.
“Faleminderit Mevlu Cavusoglu për mikpritjen turke, përkrahjen për punën time dhe diskutimet e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor, në veçanti për dialogun”, ka shkruar Lajcak.