Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 6 vite burg për Flutura Zaimin, e akuzuar për shkelje të rregullave te qarkullimit dhe plagosje të rëndë.
49-vjeçarja u përfshi në një aksident vitin e kaluar në zonën e Vasil Shantos në Tiranë, ku mbetën të plagosur 3 persona. Dy prej të plagosurave po qëndronin në stacionin e autobusit në momentin e kur Benzi i përplasi.
Lexo edhe: “Po vdes”! Shoferja humbi kontrollin dhe u fut në stacion, përplas dy gra me “Benz” (VIDEO)
49-vjeçarja drejtonte mjetin tip Mecedez Benz, i cili si pasojë e humbjes së kontrollit përfundoi brenda një lokali në zonën e Vasil Shantos.
Nga përplasja u dëmtuan dy biznese si dhe stacioni i autobusit.
/abcnews.al/