“E di se çfarë po përjeton populli ukrainas”, këngëtari shqiptar risjell këngën e vjetër ukrainase, detaji që lidhet me Kosovën

schedule10:38 - 10 Maj, 2022

schedule 10:38 - 10 Maj, 2022

Këngëtari i njohur shqiptar, Mentor Haziri i ka kushtuar një këngë Ukrainës. Në bashkëpunim me një këngëtaren irlandeze Sharon Gaynor dhe producentin Dave Mccune. Mentori ka rikthyer një këngë të vjetër ukrainase në këtë periudhë të vështirë që po kalon për shkak të pushtimit rus.

Kënga që mban titullin “Lament for Ukraine” ka marrë një vëmendje të madhe në Irlandë. Për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ai rrëfeu se dhe vetë ka përjetuar luftën në Kosovë dhe e kupton se çfarë po kalon populli ukrainas. Ai tregoi se klipi është xhiruar në Irlandë dhe në një shkollë të shkatërruar nga lufta në Kosovë.

“Unë kam kaluar luftën në Kosovë dhe e di se çfarë janë duke vuajtur viktimat e asaj lufte. Si rezultat i kësaj, thashë që të bëj diçka nga profesion im. Pra dy tre vitesh, ku producenti nga Irlanda me të cilin punoj ishte në Kosovë, ku po i tregoja për ngjarjet gjatë luftës, viktimat dhe vrasjet.

Po flisnim për albumin kur nisi lufta në Ukrainë. Vendosëm që të merrnim një këngë të vjetër ukrainase dhe ta sillnim në mënyrë moderne. Violonisti ishte një djalë që performoi nga bodrumet e Ukrainës. Kishte luajtur melodinë e kësaj kënge dhe u bë virale.

Vendosëm që ta rikthejmë këtë melodi me fjalë dhe videoklip.“, tha Mentori. “Vajzat janë refugjatë që ëndërrojnë që të shohin lirinë me ngjyrat e flamurit të tyre por kur përfundon kënga, kthehen në realitet dhe janë të ngujuara në bodrumet e qyteteve në Ukrainë.”, tha artisti.

Mentori tregoi gjithashtu një moment kur këndon në gjuhën ukrainase. “Ishte një këngë e famshme në Ukrainë dhe deshëm që ta risjellim në mënyrën tonë. Melodia është e njëjtë. Këndoj në gjuhën ukrainase një tekst që lidhet  ‘kur më vjen burri nga stani’. Por në këtë rast është ‘kur më vjen burri nga ushtria’.

Artisti foli mes të tjerash dhe për atë që ka përjetuar vetë gjatë luftës në Kosovë. “Jam ndarë vetë nga familja, kam ikur në trend he më kanë depërtuar në Maqedoni. Nuk kam ditur gjatë luftës se ku është familja.

Kam ndenjur në kampin e refugjatëve dhe më pas kam ikur në Australi. Kur ndërhyri NATO, kam marrë informacion se familja ime është gjallë dhe shumë mirë. Ishte një ndër lajmet më të mira në jetë.”, tha këngëtari. /abcnews.al