Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Finlandë kanë qenë surprizuese. Partia Socialdemokrate, rezulton fituese me 17,7 % të votave, ndërsa Partia Qendrore e Kryeministrit aktual ka marrë vetëm 13,8 %.
Në vend të dytë është renditur Partia e Ekstremit të djathtë e cila ka marrë 17,5 % të votave. Pas publikimit të rezultateve të para, lideri i të majtëve socialdemokratë tha se për herë të parë që nga viti 1999, partia që ai drejton, është forca politike më e fuqishme në Finlandë.
Por, sipas mediave ndërkombëtare, asnjëra nga partitë nuk qeveris dot e vetme, ndërsa gjasat për një koalicion do të jenë të pakta. Asnjëra prej partive nuk ka mundur të kapë pragun e 20 %./abcnews.al