Gazetarët në protestë: Të shkarkohet truproja i Arta Markut 

schedule21:35 - 14 Prill, 2019

schedule 21:35 - 14 Prill, 2019

Me pankarta në duar dhe mikrofonë të lidhur me zinxhirë , kjo ka qenë simbolika që kanë përdorur gazetarët për të protestuar para Prokurorisë së Përgjithshme. Gazetarët kërkuan shkarkimin e menjëhershëm të truprojës së prokurores Arta Marku, i cili dhunoi gazetarin e Klan Plus. Gjithashtu ata kanë dënuar çdo  formë dhune dhe kërcënimi  ndodhur kohët e fundit ndaj gazetarëve në Shqipëri.

Me pankarta në duar dhe me mikrofonë të lidhur me zinxhirë një grup gazetarësh të rinj kane protestuar para Prokurorisë se Përgjithshme për dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Renaldo Salianji nga truproja i Prokurores se Përgjithshme Arta Marku dhe një sërë kërcënimesh të tjera të ndodhur kohët fundit ndaj disa gazetarëve. Ata kërkojnë  që Prokurorja Marku të kërkojë falje publike gazetarëve dhe të shkarkohet menjëherë truproja që vuri dorë mbi gazetarin.

Ata janë të vendosur të protestojnë jo vetëm kësaj here, por kundër çdo padrejtësie që u bëhet komunitetit të gazetarëve në Shqipëri,  në disa prej pankartave shkruhet: “Gazetarët nuk janë zëdhënës”, “Heshtja nuk blihet, fjala nuk shitet”./abcnews.al