Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, ka falënderuar Charles Michel për mbështetjen e tij pas një vizite të presidentit të Këshillit Europian të hënën, sipas The Guardian.
Dyshja diskutuan paketën e gjashtë të sanksioneve të propozuara nga Komisioni Europian si dhe rëndësinë e integrimit të Ukrainës nga BE, shkroi Shmyhal në Twitter.
During a meeting in #Odesa, which was recently hit by missiles, discussed with @eucopresident the need to adopt 6th package of sanctions & increase pressure on russia. Thanked for readiness to restore ??. Stressed the importance of #EU integration for #Ukraine! pic.twitter.com/HLW7ZmmZIO
— Denys Shmyhal (@Denys_Shmyhal) May 9, 2022
Michel gjithashtu postoi në Twitter foto të vizitës së tij në qytetin port ukrainas, i cili kohët e fundit ka qenë në sulmin e vazhdueshëm të forcave ruse.
/abcnews.al