Një ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik më 4 maj, pasi 31-vjeçari Ilvi Meta, sipas policisë vari veten në Komisariatin e Kavajës me lidhësen e bluzës.
Eksperti i Kriminalistikës, Artan Rexhepi i ftuar në emisionin “Abc Live” u shpreh se është e rëndësishme që të vendosen kamera në çdo qeli burgu në mënyrë që siguria të rritet dhe të jetë lehtësisht e verifikueshme që të zbulohet se i kujt është faji në raste të rënda.
Rexhepi: Në Kavajë varianti i parë është varianti zyrtar që është vetëvarur. Varianti i dytë janë pretendimet e familjarëve që mund të ketë vdekur nga dhuna dhe kjo është shumë e rëndë. Mjekësia ligjore e zbulon lehtësisht. Rasti i tretë është që personi në fjalë mund të jetë dhunuar dhe mund të jetë detyruar nga dhuna policore që të varë veten. Policia duhet të heqë dorë nga prototipat që merr në polici. Të humbasësh jetën për një makinë qepëse dhe një derë…policia të heqë dorë nga thirrja e kontigjentëve sa herë i do qejfi. Duhet të heqë dorë të thërrasë sa heqë të dojë qytetarin. Duhet ta vendosin me ligj që qytetari nuk ka pse thërritet kot në komisariat. Nëse i thërret kot më kot mund t’i krijosh precedent. Ka tipa që sa thirren në polici bëjnë gati rrobat. Vendosja e kamerizimit në të gjitha qelitë e burgjeve dhe vendosja e një salle operative në rang drejtorie dhe ministrie. Kështu mund të shihet çdo lloj shkelje që mund të bëjë edhe një polic. Dhe do rritet siguria në burgje.
Lexo edhe: Lidhësja e bluzës e varur mbi hekura, publikohet foto nga qelia ku dyshohet se u vetëvar Ilvi Meta
A janë policët të trajnuar si duhet për t’i marrë në pyetje të shoqëruarit. Eksperti ngre dyshimet se disa prej policëve janë nën nivelin e mesatares. Ai thekson faktin se duhet të ketë psikologë dhe policët gjithashtu duhet të jenë në monitorim.
Rexhepi: Policia duhet të ketë psikolog stacionar të vetët. Nuk them të gjithë por nuk janë të gjithë madje disa janë nën nivelin e mesatares. Ka klasifikim dy lloj thirrjesh në komisariat, konfliktet banale dhe konfliktet të nivelit mesatar ose të lartë. Si për inspektorin e zonës, ashtu edhe për oficerët ngjarje të raportuar që nuk vërtetohen dhe ngjarje të raportuar që nuk i pushon Prokuroria të jenë target të analizave. Çon 5-6 kallëzime në Prokurori dhe asnjëra nuk fillohet, menjëherë drejtori i përgjithshëm duhet të ndalët. Policët duhet të jenë në monitorim, nuk është komisariati privat, është publik.
Duke sjellë në vëmendje vrasjen e të riut Klodian Rasha nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj më 8 dhjetor të vitit 2020, eksperti tha se shpesh ka tentativa për të tjetërsuar ngjarjet. Sipas tij, edhe pse kanë kaluar 2 vite ende nuk ka një kontestim se kush e kishte vendosur armën pranë të riut Rasha, armë e cila u pretendua se i përkiste të riut, por nga hetimet rezultoi se nuk ishte e tij.
Rexhepi: Në rastin e Kavajës ti je përgjegjës për jetën e tij. Minimumi fillon te neglizhenca, nuk e shoh që reagojnë mirë në këtë situatë. Ka shumë gjëra për tu parë aty. Grupi i hetimit duhet të ishte i pavarur. Tentativat për ta tjetërsuar situatën krijojnë shumë hije dhe probleme./abcnews.al/