Agjencia ruse e lajmeve ka njoftuar se parade ajrore që do të zhvillohej sot në Moskë me rastin e Ditës së Fitores është anuluar.
Anulimi i paradës ka ardhur pasojë e kushteve të këqija atmosferike.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha për gazetarët se pjesa ajrore e paradës së Ditës së Fitores në Moskë në Sheshin e Kuq të qytetit është anuluar “për shkak të motit”, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve ruse TASS.
Sipas parashikimeve lokale të motit, kryeqyteti i Rusisë do të ketë reshje shiu dobëta dhe një erë mesatare deri në orën 19:00 sipas orës lokale, shkruan BBC.
Vetëm një orë më parë, zyrtarët thanë se demonstratat ajrore në qytetin e katërt më të madh të Rusisë, Yekaterinburg, gjithashtu nuk do të zhvillohen sot.
Lexo edhe: Jashtë realitetit, Putin nis fjalimin duke falenderuar ushtarët: Po luftoni për sigurinë e Rusisë
Rusia shënon sot Ditën e Fitores, apo siç njihet ndryshe mposhtja e Gjermanisë naziste në vitin 1945.
Fëmijë me uniforma të stilit ushtarak duke valëvitur flamuj dhe njerëz që mbanin foto të ushtarëve të Ushtrisë së Kuqen kanë dalë në sheshet qendrore të vendit.
Ndërkohë presidenti rus, Vladimiur Putin, nisi fjalimin e tij për Ditën e Fitores duke uruar fillimisht forcat për fitoren e Luftës së Dytë Botërore 77 vite më parë, dhe menjëherë iu referua Ukrainës , duke thënë:
“Është e njëjta gjë tani. Ju po luftoni për njerëzit tanë në Donbas, për sigurinë e atdheut tonë. Dita e fitores është afër zemrës së secilit prej nesh. Nuk ka familje në Rusi që të mos ketë vuajtur nga lufta e madhe patriotike. Jemi krenarë për gjeneratën e fitimtarëve.”
Lexo edhe: Putin akuzon Perëndimin se po përgatit një pushtim në Rusi
Rreth 27 milionë qytetarë sovjetikë janë vrarë në atë që rusët e quajnë Luftë të Madhe Patriotike.
Kremlini tha se parada ushtarake do të zhvillohet sot në 28 qytete të Rusisë, ku do të marrin pjesë 65,000 njerëz, 2,400 pajisje ushtarake dhe më shumë se 400 avionë.
/abcnews.al/