Fieri, qyteti i ëmbëlsirave

schedule15:30 - 14 Prill, 2019

schedule 15:30 - 14 Prill, 2019

Fieri njihet ndryshe edhe si qyteti i ëmbëlsirave tradicionale. Në pastiçeritë e tij gatuhet dhe serviren sipas recetave të hershme.

Është tingulli i hershëm i një tradite që prodhoi ëmbëlsirat më të famshme në vend. Nuk janë tendenca apo inovacione në fushën e pastiçerisë. Ne Fieri gatuhet me gjithë magjinë e recetave dhe shijes.

Janë të dëshiruara jo vetëm për fierakët, por për këdo që rastis t’i provojë. Përkrah Halitit, mjeshtrit të madh fierak të pastiçerisë, do të rritej një mjeshtër tjetër i madh, Neritan Rustemi. Në moshën 14 vjeç do t’i “vidhte” të atit gjithë të fshehtat e zanatit

“Baza jonë kryesore është që mbështetemi fort te shija e dikurshme, tek produktet bazë bio, të freskëta”, tha ai.

Pastiçeria e Fierit deri në vitin 1991 ishte me emër në të gjithë Shqipërinë. Kasatat, pastat e akullit dhe parfetë e saj, akulloret ishin ëmbëlsirat më të mrekullueshme që bënin të zbrisnin dhe t’i provonin të gjithë vizitorët e qytetit./abcnews.al