Zëvendëskryeministri rus Marat Khusnullin vizitoi Mariupol-in të dielën duke u bërë kështu zyrtari më i lartë i qeverisë që ka shkelur në qytetin ukrainas pas javësh bombardime nga rusët.
Në një postim në kanalin e tij Telegram, Khusnullin tha:
“Kam vizituar territoret e çliruara të DNR [Republika Popullore e Donetsk] dhe LNR [Republika Popullore e Luhansk]. Kam vizituar Mariupolin, Volnovakha-n, Luhanskun dhe qytete të tjera dhe kam biseduar me vendasit.”
“Në rajone fillon rivendosja e jetës paqësore – shumë punë. Ne do të ndihmojmë. Në veçanti, është e nevojshme të kryhet një punë në shkallë të gjerë për të ofruar ndihmë humanitare.”
Në videon e ndarë në rrjet shfaqet Khusnullin ndërsa takon Denis Pushilin, liderin e Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetsk-ut. Në përgjigje, Petro Andrushenko, këshilltar i kryetarit të zgjedhur ukrainas të Mariupolit, tha se Khusnullin kishte vizituar portin detar të Mariupolit.
“Përveç plaçkitjes banale, vizita të tilla kanë të bëjnë gjithnjë e më shumë me përpjekjet për të integruar territoret e pushtuara drejtpërdrejt në Rusi,” tha Andrushenko. /abcnews.al/

