Rama sulmoi SPAK-un, reagon opozita

schedule11:15 - 8 Maj, 2022

schedule 11:15 - 8 Maj, 2022

Ditën e djeshme, në Asamblenë e PS-së kryeministri Rama i tërhoqi sërish vëmendje SPAK-ut dhe i bëri thirrje institucionit që të nxjerrë  para të gjithë politikanët e nivelit të lartë që janë të përfshirë në afera kriminale apo të shpallur non-grata.

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar opozita. Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, njëherësh anëtar i “Rithemelimit”përmes një postimi në Facebook shprehet se nëse SPAK do shkonte dje me një sasi prangash në Asamblenë e qeverisë do ta kishte plotësuar planin e punës për 3 breza, duke nënkuptuar kështu se SPAK duhet ta fillojë punën nga maxhoranca.

“Mjaftonte që SPAK të shkonte dje me një sasi prangash tek Asambleja e PS e do të kishte plotësuar planin e punës për tre breza. Do ta fitonte ndeshjen me korrupsionin në kohë shtesë me “golden goal”, shkruan Bylukbashi.

Lexo edhe: “Të qeshësh e të qash me lot”, Rama i përgjigjet akuzave të opozitës për kërcënim të SPAK-ut: Nuk kam për ta mbyllur gojën

Ndërsa nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ngre pyetjen se cilën drejtësi po sulmon Rama, pasi sipas tij, kryeministri e ndërtoi vetë sistemin e drejtësisë.

Po sipas Valisit, Rama pasi e krijoi sistemin e drejtësisë e kapi, prandaj për deputetin e opozitës “sulmi i Ramës ndaj drejtësisë është qesharak.”

“Rama kunder “Drejtesise” se Rames!?

Histeria e sulmit te Rames ndaj drejtesise se tij eshte vertet qesharake, por edhe domethenese.

Cilen drejtesi sulmon Rama?

Ate drejtesi qe ngriti vete, qe e perzgjodhi vete, qe u krenua vete dhe qe e kapi po vete

Rama, qe fliste per drejtesine dhe kur inauguronte kanalet e ujrave te zeza sot ben sikur qahet kunder saj.

Po ky Ramë ne 3 mars 2021 kur prezantonte programin elektoral ” Drejtesia qe duam” thoshte me gojen plot:

“Ka shpesh deklarata nga ndërkombëtarët që tingëllojnë pro qeverisë apo pro nesh. Ka vetëm një arsye, shumë të madhe dhe shumë të qartë për mbështetjen e tyre që komentohet si për ne. majde me përqeshje. E bëjnë vetëm për reformën në drejtësi dhe për të ardhmen e reformës në drejtësi. Nuk shohin forcë më mbështetëse për reformën në drejtësi sesa PS-në. SPAK është future në veprim, dhe po kryen operacione që askush nuk i mendonte”, tha Rama.

Ky Rama vete thoshte se ishte levduar shume nga keta nderkombetaret, se medemek po e bente( se po e kapte) shume mire reformen ne drejtesi

Pra ky Rama lëvdonte fort edhe SPAK-un, me ulerima frenetike, nderkohe qe SPAK vetem po mbyllte dhjetra çeshtje, qe akuzonin Ramen dhe qeverine.

Po sot çfare halli e ka mberthyer kaq fort per gryke qe qahet dhe i ben presion SPAKUT, nje SPAK-u qe realisht eshte shume larg zbardhjes se te vertetave te renda te korrupsionit te Rames dhe qeverise e qe funksionon me regji.

Eshte shume e qarte, Drejtesia qe do Edi Rama dhe te tijte eshte vetem nje: ajo qe perndjek pa ligj dhe pa te drejte kundershtaret dhe nje drejtesi te kapur per vete, qe nuk i trazon dhe nuk ju ua prish korrupsionin, hesapet dhe trafiqet.

Por eshte vertet per te qare e per te qeshur.

Rama ky dashnori pasionant deri ne histeri i Reformes me Drejtesi godet, mallkon dhe shan drejtesine e tij aq te dashur per te cilen ka kerkuar gjithmone qe:” te lihet te punoje”.

Rama kunder drejtesise se Rames edhe kete kishim mangut”, shkruan Vasili./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!