Shënoi ndaj Liverpool, Son: Kundërshtari shumë i fortë, jam i sfilitur pas kësaj ndeshje

schedule12:55 - 8 Maj, 2022

schedule 12:55 - 8 Maj, 2022

Tottenham dhe Liverpool nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 mes tyre, në sfidën e javës së 35-të të Premier League, takim ishte i luftuar deri në fund.

Autori i golit të barazimit për “Spursat” ishte Son Heung-Min, i cili po luan një nga sezonet e tij më të mira. Ky ishte dhe goli i 20 për 29-vjeçarin nga Korea e Jugut.

Pas ndeshjes, Son shprehet se Liverpool është një nga skuadrat më të mira në botë, ndërsa pranoi se “ushtarët” e Jurgen klopp janë një tjetër nivel.

“Liverpooli është një nga skuadrat më të mira në botë. Ndonjëherë na duhet të mbrohemi, detyrë të cilën e bëmë shumë mirë. Plani ynë i lojës i tillë ishte.

Jam shumë i lodhur pas kësaj ndeshje, jam i sfilitur, ishte një nga ndeshjet më të vështirë që kam luajtur në jetën time”, deklaroi sulmuesi i skuadrës së Antonio Contes. /f.a/abcnews.al