Xhaketa e famshme ushtarake e Volodymyr Zelenskyt është shitur për 90.000 paund në një ankand në Londër.
Presidenti ukrainas falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e vazhdueshme kundër pushtimit rus.
Xhaketa u shit në një ankand për mbledhjen e fondeve që do të shkojnë në ndihmë të Ukrainës, i cili ishte organizuar nga Ambasada e Ukrainës në Londër të premten.
Përpara ankandit, Zelensky përmes një video-lidhjeje vlerësoi Mbretërinë e Bashkuar dhe kryeministrin e saj “trim” Boris Johnson i cili së fundi vizitoi Kievin.
“Përkrahni Ukrainën sonte miqtë e mi, në mënyrë që kryeqyteti i madh i lashtë evropian Kiev të mos kërcënohet më kurrë dhe që Ukraina të jetë e plotë dhe e lirë përsëri”, tha Zelensky në fjalimin e tij.
Qëllimi i këtij ankandi ishte mbledhja e fondeve jetike për përgjigjen humanitare ndaj konfliktit./abcnews.al/