Sekuestrohen 460 ora false Rolex me vlerë mbi 10 milion dollarë

schedule08:01 - 8 Maj, 2022

schedule 08:01 - 8 Maj, 2022

Oficerët e Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit të SHBA-së (CBP) në Indianapolis sekuestruan dy dërgesa me ora të falsifikuara Rolex më 27 dhe 29 prill.

Orët false luksoze do të kishin një vlerë totale prej 10.1 milionë dollarësh nëse do të ishin shitur si të vërteta, sipas një njoftimi nga CBP.

Të dyja dërgesat kishin origjinën nga Hong Kong-u dhe ishin të destinuara për në Brooklyn, Nju Jork, tha CBP.

Dërgesa e 27 prillit përmbante 300 ora të falsifikuara Rolex dhe dërgesa e 29 prillit kishte 160 ora të falsifikuara Rolex, sipas njoftimit të lajmeve.

“Askush nuk blen një orë të markës luksoze duke pritur që ajo të dështojë ose të prishet,” tha në njoftimin për shtyp LaFonda Sutton-Burke, drejtoresha e operacioneve në terren të CBP në Çikago.

“Ndërsa konsumatorët blejnë gjithnjë e më shumë nga shitësit online ose të palëve të treta, oficerët tanë janë në vijën e parë për t’u mbrojtur nga mashtruesit që presin të fitojnë para duke shitur mallra të rreme.”/avcnews.al/