Armand Duka, presidenti i FSHF, ka uruar Tiranën për titullin kampion dhe i lë një porosi për vazhdimësinë. Në rrjetet sociale Duka ka shkruar:
“Urime Tirana! Të dashur miq, dua t’i shpreh urimet më të mira KF Tirana për titullin e 26-të kampion. Sot është një ditë e merituar feste për lojtarët, stafin teknik, drejtuesit dhe tifozët.
Një rrugëtim plot emocione në një kampionat me të vërtetë të bukur, ku ende shumë enigma janë për t’u zbardhur.
Më e bukura është përpara dhe klubi duhet të fillojë punën nga nesër për të nderuar futbollin shqiptar në arenën ndërkombëtare”. / abcnews.al