Paketa e fundit e ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën, e shpallur nga presidenti Joe Biden të premten, kap vlerën e 150 milionë dollarëve, konfirmoi sekretari i shtetit Antony Blinken.
“Kemi autorizuar 150 milionë dollarë në armë, pajisje dhe furnizime shtesë amerikane për Ukrainën për të përforcuar mbrojtjen e saj për të kundërshtuar ofensivën e Rusisë në Lindje”, tha Blinken.
I have authorized $150 million in additional U.S. arms, equipment, and supplies for Ukraine to reinforce its defenses to counter Russia’s offensive in the East. We stand #UnitedwithUkraine.
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) May 6, 2022
Kësti i fundit i ndihmës përfshin 25,000 fishekë artilerie 155 mm, si dhe radarë kundër artilerisë, pajisje bllokimi, pajisje në terren dhe pjesë këmbimi.
“Po njoftoj një paketë tjetër ndihme sigurie që do t’i sigurojë Ukrainës municione shtesë artilerie, radarë dhe pajisje të tjera”, tha Biden në një deklaratë.
“Mbështetja e SHBA-së, së bashku me kontributet e aleatëve dhe partnerëve tanë, ka qenë kritike për të ndihmuar Ukrainën të fitojë betejën e Kievit dhe të pengojë synimet e luftës së Putinit në Ukrainë”, shtoi ai.
Me paketën e fundit të ndihmës së sigurisë prej 150 milionë dollarësh për Ukrainën, ndihma ushtarake e Uashingtonit për Kievin që nga fillimi i pushtimit rus ka arritur rreth 3.8 miliardë dollarë, tha Blinken. /abcnews.al