Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Çollaku: Unë nuk largohem nga PD edhe po të jem pakicë

schedule19:56 - 6 Maj, 2022

schedule 19:56 - 6 Maj, 2022

Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku i ftuar në “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, ka folur mbi situatën në të cilën ndodhet sot PD, ku bashkimi duket gjithnjë e më i largët.

I pyetur nga moderatorja se çfarë do të bënte ai nëse gjykata do të vendoste të linte në fuqi vendimin e 26 marsit, Çollaku tha se ai do të qëndrojë aty ku mbetet logo e PD, dhe se nuk do t’i bashkohet asnjë partie tjetër.

Pjesë nga diskutimi:

Xhokaxhi: Çfarë ndodh nëse gjykata lë në fuqi vendimin e 26 marsit, çfarë do të bëni ju?

Çollaku: Unë do të qëndroj aty ku do të jetë PD, aty ku do të jetë logo. Nëse gjykata do të njohë Rithemelimin unë do të rri në PD edhe sikur të jem pakicë. Nuk shkoj në asnjë vend përveç PD-së.

Xhokaxhi: Keni komunikim me Bashën?

Çollaku: Jo nuk kam patur, përveçse për Bajram një mesazh urimi. Po them se në çdo rast do të qëndroj në siglën e PD.

/T.H/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!