Dokumentat online, qytetarët: Nuk dimë të aplikojmë në e-Albania

schedule16:32 - 6 Maj, 2022

schedule 16:32 - 6 Maj, 2022

Pavarësisht se rreth 95% e sporteleve janë mbyllur, para zyrave të Agjencisë së Ofrimit të Shërbimeve Publike në Kamëz herë pas here krijohen grumbullime njerëzish.

Iu duhen dokumentat, por nuk mund të aplikojnë online në portalin e-Albania.

Disave iu mungojnë njohuritë. Të tjerë nuk kanë mundësi.

Të moshuarve iu duket vetja pa shpresë ndërsa të rinjtë largohen për ta provuar sërish.  Këtë herë tregojnë se nuk iu përgjigjet sistemi.

Pamundësinë e qytetarëve e kanë shfrytëzuar privatët të cilët ofrojnë të njëjtin shërbim, por me pagesë.  Nga noterët, zyrat e posaçme e deri tek kancelaritë më të thjeshta.

Ndërkohë në këtë zyrë të ADISA-s në Kamëz  para 1 majit ofronin shërbim   10 drejtori të institucioneve publike.  4 prej tyre vijojnë ti mbajnë sportelet hapur, kryesisht për pagesa apo dokumenta që nuk kanë kaluar ende online.

Këtë të premte ata që iu drejtuan atyre u dukën më pak të irrituarit.

/abcnews.al