Brnabic: Serbia është një faktor kyç në rajon

schedule14:33 - 30 Nëntor, 2017

schedule 14:33 - 30 Nëntor, 2017

Kryeministrja serbe Ana Brnabic deklaroi se Serbia është një faktor kyc në rajon. Ajo konfirmoi se në shkurt të vitit të ardhshëm qeveria serbe dhe ajo hungareze do të mbajnë një mbledhje të përbashkët

Gjatë vizitës së saj në Budapest, kryeministrja serbe Ana Brnabic është takuar me homologun hungarez por dhe me atë kinez Li Keqiang. Në një deklaratë për agjencinë e lajmeve serbe Tanjug ajo u shpreh se ishte rënë dakord që në shkurt të vitit të ardhshëm të mbahej një mbledhje e përbashkët mes qeverisë serbe dhe asaj hungareze në Budapest. Brnabic theksoi se Serbia është një faktor kyc në rajon dhe se takimet e saj në Budapest ishin me shumë rëndësi për vendin. Kyeministrja serbe shtoi se se homologu kinez i kishte treguar se sa shumë Kina e vlerësonte serbinë, duke saktësuar se të gjitha delegacionet kishin maksimumi 15 minuta kohë për të biseduar me kryeministrin kinez Keqiang, ndërsa takimi me delegacionin serb zgjati më shumë se 20 minuta. Ajo tha se u bisedua për shumë projekte të përbashkëta.

Ndërsa në takimin me kryeministrin hungarez Orban, fokusi ishte tek energjia por dhe në bashkëpunimin në kufij, përdorimi i fondeve europiane dhe marrëdhëniet e partneritetit në sektorin publik dhe privat.

Pikërisht nga natyra dhe kohëzgjatja e këtyre takimeve Brnabic ishte bindur më shumë për rolin e rëndësishëm të Serbisë në rajon. Ajo ndodhej në Budapest në kuadër të samitit të Kinës dhe europës lindore./abcnews.al