Një 41-vjeçar në Tiranë është vënë në pranga pasi ka goditur me thikë dy persona në ambientet e një lokali. Njoftohet se ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve të lokalit në rrugën “Teodor Keko”.
Pasi plagosi me thikë E. N., 35 vjeç dhe P. B., 48 vjeç, autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes dhe më pas është bërë identifikimi dhe arrestimi i tij. 41-vjeçari akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. /abcnews.al/