Amnesty International ka deklaruar se ka prova bindëse se trupat ruse kanë kryer krime lufte, duke përfshirë ekzekutime të civilëve, kur ata morën në kontroll një zonë jashtë kryeqytetit të Ukrainës gjatë shkurtit dhe marsit, sipas skynews.
Civilët gjithashtu janë abuzuar dhe torturuar nga forcat ruse gjatë sulmit të tyre të dështuar në Kiev në fazat e hershme të pushtimit, thuhet në raportin e grupit të të drejtave të njeriut.
Rusia nga ana tjetër ka mohuar që forcat e saj të kenë kryer abuzime, ndërsa autoritetet ukrainase thonë se po hetojnë më shumë se 9,000 krime të mundshme lufte nga trupat ruse dhe Gjykata Penale Ndërkombëtare po shqyrton gjithashtu krimet e dyshuara të luftës.
Raporti i Amnesty është i fundit që dokumenton krimet e supozuara të luftës të kryera nga forcat ruse kur ata pushtuan një zonë në veriperëndim të Kievit, duke përfshirë qytetin e Bucha, ku autoritetet ukrainase thonë se më shumë se 400 civilë janë vrarë.
Rusia tërhoqi trupat e saj nga rajoni në fillim të prillit.
/abcnews.al.