Alarmi për përmbytjet, banorët e kateve të para marrin masa mbrojtëse

schedule14:19 - 30 Nëntor, 2017

schedule 14:19 - 30 Nëntor, 2017

Në Vlorë banorët kanë filluar të marrin vetë masa për t’u mbrojtur nga përmbytjet e mundshme. Nga ana tjetër Shtabi i Emergjencave ka përcaktuar detyrat për çdo grup në terren.

 

Alarmi për përmbytjet i ka trembur banorët në Vlorë.

Reshjet kanë nisur dhe ata besojnë se uji do t’u futet nëpër banesa.

Për këtë arsye ata nisen të marrin vetë disa masa mbrojtëse. Thasë me rërë i kanë vendosur si parmakë para hyrjeve.

Por ata janë tepër të shqetësuar. Përvojat në të kaluarën kanë rezultuar dramatike. Ndaj kërkojnë më vëmendje serioze nga shteti.

Vlora është në hartën e zonave më të rrezikuara nga përmbytjet, nëse parashikimet për reshjet do të rezultojnë të sakta.

Shtabi i emergjencave është mbledhur dhe ka përcaktuar detyrat përkatëse për çdo njësi administrative. Një ditë më parë ekipi i emergjencave drejtuar nga kryetari i Bashkisë Dritan Leli kontrolluan gjendjen e hidrovorëve./abcnews.al

 

https://youtu.be/dSUH-G_sSqU