Në javën e 33-të të kampionatit shqiptar do të spikasë përballja derbi mes Partizanit dhe Tiranës, takim i cili është vendosur të luhet në “Elbasan Arena”.
Ky takim ishte parashikuar të luhet duke nisur që nga ora 19:45, por tashmë ka ndryshuar edhe ora. Derbi i kryeqytetit do të luhet ditën e shtunë ora 18:45 në “Elbasan Arena”.
Kjo sfidë është mjaft e rëndësishme për të dyja skuadrat. Tiranës i duhen dy pikë në katër javët e mbetura të shpallet matematikisht kampion.
Partizani nga ana tjetër synon të kapë kupat e Europës dhe për këtë i duhet të renditet në vendin e tretë, ose të mbajë pas Kukësin duke e mbyllur i katërti.
/f.a/abcnews.al