Gerard Pique është një nga shtyllat kryesore të skuadrës së Barcelonës për shumë vite. Një lajm aspak i mirë për të dhe për trajnerin Xavi Hernandez, ku qendërmbrojtësi katalan ka pësuar një lëndim dhe do të mungojë në ndeshjet e ardhshme, që do të thotë se praktikisht e ka mbyllur sezonin.
Pique u aktivizua u sforcuar në ndeshjen me Mallorcan në La Liga, dhe kjo ka bërë që lojtari të përkeqësojë gjendjen e tij.
Klubi i Barçës ka raportuar mëngjesin e sotëm, përmes një deklarate, se ka një përkeqësim të dëmtimit në aduktorin e këmbës së majtë.
Barcelona nuk ka dhënë detaje për kohën që i duhet futbollistit veteran për t’u rikthyer në fushë, por sipas të gjitha gjasave i ka dhënë lamtumirën sezonit, pasi kompeticioni përfundon më 21-22 maj.
LATEST NEWS | @3gerardpique has suffered a flare-up of the tendinopathy affecting the adductor longus muscle in his left thigh. He is out and his recovery will determine his availability. pic.twitter.com/PwVmGjCoQq
— FC Barcelona (@FCBarcelona) May 5, 2022
/f.a/abcnews.al